Sekuestrohen rreth 250 pako argeta në Kamenicë – një person i kishte kontrabanduar nga Serbia

Kronikë e zezë

Sekuestrohen rreth 250 pako argeta në Kamenicë – një person i kishte kontrabanduar nga Serbia

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Policia bën të ditur se një person kishte futur në territorin e Kosovës rreth 250 pako me pashtetë argeta.

Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, bëhet e ditur në njoftim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat