Dhunë në një familje në Gjakovë: 39-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij, shkak xhelozia

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Gjakovë: 39-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij, shkak xhelozia

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Gjakovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga organet e rendit, pasi u përball me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ku i dyshuari pas një konflikti verbal ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe të njëjtës ia ka marrë telefonin.

Viktima, e cila ishte e pajisur me urdhër të mbrojtjes, ka marrë edhe ndihmë mjekësore, teksa për shkaqe sigurie bashkë me fëmijët janë dërguar në strehimore.

Si rezultat i denoncimit, 39-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat