Të dyshuarit u paraqitën në stacionin policor në Prizren pasi therën me thikë dy të tjerë

Kronikë e zezë

Të dyshuarit u paraqitën në stacionin policor në Prizren pasi therën me thikë dy të tjerë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Dy persona janë paraqitur në stacion policor pasi u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtjes.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”

Më 13.02.2024 janë paraqitur në stacion dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat