Ndalohen 4 të dyshuar për falsifikim të parasë, konfiskohen mbi 24 mijë euro

Kronikë e zezë

Ndalohen 4 të dyshuar për falsifikim të parasë, konfiskohen mbi 24 mijë euro

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:13

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale i ka ndaluar në Prizren 4 shtetas të Shqipërisë me dyshimin e shpërndarjes së parave të falsifikuara.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar në dy vetura të ndryshme, një veturë e tipit Shkoda dhe një BMËX5, ku tek kjo e fundit janë gjetur dhe sekuestruar 24 mijë e 600 euro të dyshuara të falsifikuara.

Policia me urdhër të prokurorit ka sekuestruar edhe dy automjetet e ndaluara dhe 9 telefona celularë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMË X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMË X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro.

Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.

Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat