Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në motelin ‘Galaxy’ në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në motelin ‘Galaxy’ në Ferizaj

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç merr vesh media, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat