Arrestohen dy të dyshuar në Zubin Potok, u konfiskohet një armë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Zubin Potok, u konfiskohet një armë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Zubin Potok pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe dhjetë fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE, Zubin Potok 15.02.2024-02:10.

Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë dy tytëshe cal.12, si dhe dhjetë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat