Gruaja pas tretmanit në QKUK, raporton dhunën nga burri i saj

Kronikë e zezë

Gruaja pas tretmanit në QKUK, raporton dhunën nga burri i saj

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një grua në Gllogoc ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.

Sipas njoftimit, e njëjta e kishte raportuar dhunën pas tretmanit mjekësor në QKUK me datë 15.02.2024.

“Viktima femër kosovare pas tretmanit mjekësor në QKUK, me datë 15.02.2024 ka njoftuar në stacion policor se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat