E tmerrshme: Mitrovicasi rrah brutalisht të dashurën në një motel, e godet me kabllo

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Mitrovicasi rrah brutalisht të dashurën në një motel, e godet me kabllo

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit.

Në mesin e shumë grave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë fizike e psikike është edhe një 27-vjeçare nga Mitrovica, e cila është sulmuar brutalisht nga i dashuri i saj dje. 

Burimet bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se derisa ndodhej në një motel në fshatin Shupkovc, i dyshuari ka eskaluar në dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me kabllo.

Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë 23-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka udhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat