Pesë të arrestuar në Prishtinë, u përleshen fizikisht mes vete

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar në Prishtinë, u përleshen fizikisht mes vete

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në rrugën “Luan Haradinaj”.

Policia ka njoftuar se dy prej të dyshuarve dyshohet se kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat