​Me pistoleta e marihuanë në autobus, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

​Me pistoleta e marihuanë në autobus, tre të arrestuar

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje pasdite në Gjakovë.

Kjo pasi gjatë kontrollit në autobusë, te tre të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale dy pistoleta me 62 fishekë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.2 gram.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat