I dehur e sulmoi gruan, 51-vjeçari nga Prizreni bie në prangat e Policisë dhe dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

I dehur e sulmoi gruan, 51-vjeçari nga Prizreni bie në prangat e Policisë dhe dërgohet në mbajtje

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga fshati Zhur i Prizrenit, e cila e ka raportuar bashkëshortin për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj saj.

Media mëson se burri 51-vjeçar po dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një debati verbal që kanë pasur mes vete.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij, është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat