Hajnat ia vjedhin traktorin dhe furgonin 39-vjeçarit në Skenderaj, dëmi rreth 20 mijë euro

Kronikë e zezë

Hajnat ia vjedhin traktorin dhe furgonin 39-vjeçarit në Skenderaj, dëmi rreth 20 mijë euro

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjetet e ndryshme, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në hapësira e parkingje publike.

Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur edhe dje në fshatin Tërnac në Skenderaj, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Media mëson se rastin e ka denoncuar një 39-vjeçar, i cili ka deklaruar se hajnat ia kanë vjedhur traktorin që e kishte parkuar në afërsi të shtëpisë, e më pas ia kanë marrë edhe çelësat e furgonit dhe janë zhdukur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe është raportuar mëngjesin e djeshëm nga pronari, i cili ka dhënë deklaratën e tij, ku ndër të tjera ka raportuar se dëmi kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat