Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim, ku shihej një armë zjarri.
Sipas Policisë, në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.
“Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim.