Skenderaj, familjarët e gjejnë të vdekur 77-vjeçarin në malin që ishte kapluar nga zjarri

Kronikë e zezë

Skenderaj, familjarët e gjejnë të vdekur 77-vjeçarin në malin që ishte kapluar nga zjarri

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 21:46
Ilustrim

Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Rezallë të Skenderajt një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar për Telegrafin se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, ka deklaruar Zahiti.

Ai thotë se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka shtuar Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat