Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi më tej se të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat