Gruaja e raporton të zhdukur bashkëshortin e saj në Prishtinë, ja çka deklaroi në polici

Kronikë e zezë

Gruaja e raporton të zhdukur bashkëshortin e saj në Prishtinë, ja çka deklaroi në polici

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj të zhdukur.

Mësohet se gruaja ka deklaruar se i shoqi ka dalë nga shtëpia më 29 janar dhe që atëherë nuk dinë gjë për fatin e tij.

E njëjta ka deklaruar se kanë pritur që 58-vjeçari do të lajmërohet gjatë kësaj kohe, por që kjo nuk ka ndodhur dhe si rrjedhojë janë detyruar të kërkojnë ndihmën e organeve të rendit.

Denoncimi i gruas ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e burrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat