Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduarit po trajtohen në QKUK

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduarit po trajtohen në QKUK

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një automjeti-kamionetë dhe një veture dje, në autostradën “Ibrahim Rugova.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

“Autostrada “Ibrahim Rugova” km-48. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionetë, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën e cila ishte ndalur në skajin e rrugës.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat