Për një ditë u zhduken tre persona

Kronikë e zezë

Për një ditë u zhduken tre persona

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Tre persona janë raportuar vetëm dje të zhdukur në policinë e Kosovës.

Në rastin e parë një burrë nga Prishtina u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Podujevë u zhduk një grua.

“Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Edhe në Fushë Kosovë një burrë doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

“Fushë Kosovë  15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat