​Arrestohet një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, akuzohet për vrasje në Oslo në 2021

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, akuzohet për vrasje në Oslo në 2021

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje" të kryer në Oslo më 07.10.2021.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat