Dy zyrtarë sulmohen me gurë e mjete të mprehta, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Dy zyrtarë sulmohen me gurë e mjete të mprehta, një i arrestuar

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:07
Ilustrim

Është arrestuar një person për sulm me gurë dhe mjete të mprehta, ndaj dy personave derisa kanë qenë në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se këta të fundit janë sulmuar nga një grup personash, por që deri më tani ka vetëm një të arrestuar.

“Fushë Kosovë, 19.02.2024-23:40. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në kryerje të detyrës janë sulmuar me gurë dhe mjete të mprehta nga një grup personash.

Është intervistuar nje i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat