Policia jep detaje për rastin e ukrainases së vdekur

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për rastin e ukrainases së vdekur

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në autostradën “Arbër Xhaferi” kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës grua, shtetase e huaj.

Sipas policisë, njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rastin, policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat