Policia largon gjashtë automjete nga qarkullimi, në rajonin e Prishtinës për 24 orë u shqiptuan 787 gjoba

Kronikë e zezë

Policia largon gjashtë automjete nga qarkullimi, në rajonin e Prishtinës për 24 orë u shqiptuan 787 gjoba

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë larguar nga qarkullimi gjashtë automjete për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik dhe po ashtu ngasësve iu janë shqiptuar gjoba.

Njërit ngasës i është shqiptuar gjobë pasi i njëjti po bartte ngarkesë të palejuar duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

“Tri gjoba për ngasës të automjeteve që kanë qenë pa regjistrim. Një  gjobë për ngasës që është hasë pa patentë shofer dhe një gjobë për një ngasës ka qenë duke drejtuar automjetin edhe pse ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse sekuestrim të patentë shoferit”, thuhet në njoftim të policisë.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 787 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat