Një person me pistoletë lodër vjedh një pikë këmbimi valutor në Kombinat, 5000 euro shpërblim për kapjen e tij

Kronikë e zezë

Një person me pistoletë lodër vjedh një pikë këmbimi valutor në Kombinat, 5000 euro shpërblim për kapjen e tij

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 21:28
Ilustrim

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor.

Dhe më pas, ai është larguar.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat