Burri sulmuan gruan dhe vajzën e tij në Rahovec, shkak xhelozia

Kronikë e zezë

Burri sulmuan gruan dhe vajzën e tij në Rahovec, shkak xhelozia

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Rahovec.

Në raportin e policisë thuhet se një person në Rahovec ka rrahur gruan dhe vajzën e tij për motive xhelozie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij”, vijon njoftimi.

Tutje, policia thekson se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat