Katër persona kapen në flagrancë duke vjedhur naftë në një punishte, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Katër persona kapen në flagrancë duke vjedhur naftë në një punishte, arrestohen nga policia

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona pasi të njëjtit i ka kapur në flagrancë duke vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë në një punishte.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 22.02.2024 – 23:30. Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat