U përfshinë në rrahje, arrestohen tre burra në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

U përfshinë në rrahje, arrestohen tre burra në Fushë-Kosovë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona për përfshirje në një rrahje.

Sipas raportit, rrahja mes tre personave kishte ndodhur më 22.02.2024, derisa pas ftesës së Policisë të dyshuarit ishin paraqitur në stacion për intervistim.

Më tej, thuhet se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në një rrahje. Të dyshuarit pas ftesës nga ana e policisë janë paraqitur në stacion dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat