Konflikt familjar në Obiliq: E mitura denoncon në Polici vëllain e SAJ

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Obiliq: E mitura denoncon në Polici vëllain e SAJ

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete. E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe vëllait të tij.

Media mëson se 11-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se vëllai i saj i madh e ka sulmuar fizikisht atë dhe vëllain e tyre 19-vjeçar.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktimat kanë marrë lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkohë si rezultat i denoncimit, 23-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat