Burri në Vushtrri kërcënon një zyrtar policor, i shkon te shtëpia e tij

Kronikë e zezë

Burri në Vushtrri kërcënon një zyrtar policor, i shkon te shtëpia e tij

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Me një situatë të tillë është përballur një zyrtar policor në fshatin Vernicë në Vushtrri.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se një person dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e policit që ishte jashtë detyrës zyrtare dhe të njëjtin e ka kërcënuar.

Zyrtari policor ka denoncuar rastin dhe si rezultat i kësaj, 62-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat