Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:46
Foto nga gjoba

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur " Fusha e Pajtimit" ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që  shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat