Burri në Podujevë kapet mat me armë zjarri, fishekë e thikë – arrestohet

Kronikë e zezë

Burri në Podujevë kapet mat me armë zjarri, fishekë e thikë – arrestohet

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në Podujevë, ku një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘Remzi Demolli’ ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollit, te pasagjeri kanë gjetur një armë zjarri me fishekë si dhe një mjet të mprehtë.

Armët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat