Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në Prishtinë – dyshohet se u shkaktua nga klima

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në Prishtinë – dyshohet se u shkaktua nga klima

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 04:33 dhe deri tek shpërthimi i zjarrit dyshohet se ka ardhur si pasoj e një klime.

“Si pasoj e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja  e zjarrit në një  korridor të një banese kolektive.  Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin  e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat