Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

Kronikë e zezë

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

“Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat