Rrahje mes tre personave në Prishtinë – njëri përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Rrahje mes tre personave në Prishtinë – njëri përfundon në QKUK

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë rreth orës 12:00.

Policia pas pranimit të informatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur tre të dyshuar kosovar si të përfshirë në rast.

“Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore rreth vendit të ngjarjes në një lokal kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 3 fishekë cal-6mm, që dyshohet se është përdorur”, njofton policia.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat