Sherri mes babait dhe djalit përfundon me grushte, policia e Kavajës i vë në pranga

Kronikë e zezë

Sherri mes babait dhe djalit përfundon me grushte, policia e Kavajës i vë në pranga

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 22:47
Policia e Kavajës

Një sherr mes babait dhe djalit në Kavajë ka përfunduar me grushte. Si pasojë, policia i ka arrestuar që të dy.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;

65 vjeç dhe 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat