Ky është personi që u kap me armë të mbushur nga Njësia Speciale te Rruga B, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Ky është personi që u kap me armë të mbushur nga Njësia Speciale te Rruga B, ndalohet për 48 orë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është shndërruar në një dukuri negative në vendin tonë, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që mbajnë armë të ndryshme. Një rast i tillë u zbulua edhe së fundmi në Rrugën B në Prishtinë pasi Njësia Speciale ndali një veturë dhe arrestoi një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Timur Akbulut, (46-vjeçar) i cili është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit policor, në çantën e të dyshuarit është gjetur një armë me karikator dhe disa fishekë, që janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.

Mbajtja e armës ilegale i kushtoi të dyshuarit me arrestim dhe shoqërim në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat