Arrestohen katër persona për tentim vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për tentim vrasje në Gjakovë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër burra në Gjakovë të cilët dyshohen për tentim vrasje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa të dyshuarit janë kapur një ditë më vonë,.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe gjatë kontrollimit në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 fishekë po ashtu të kalibrave të ndryshëm, bën me dije policia.

“Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat