Ferizaj, u kanos nga një person i cili edhe shtiu në drejtim të lokalit të tij

Kronikë e zezë

Ferizaj, u kanos nga një person i cili edhe shtiu në drejtim të lokalit të tij

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Të dielën në Ferizaj një person ka raportuar se është kanosur nga një person në lokalin e tij dhe se ky i fundit ka shtënë në drejtim të lokalit të tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat