Vetaksident në Suharekë, shoferi humb kontrollin dhe godet një barnatore

Kronikë e zezë

Vetaksident në Suharekë, shoferi humb kontrollin dhe godet një barnatore

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku ngasësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur një barnatore.

Rastin e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar, pasagjerja e cila ndodhej në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot me datë 26.02.2024 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Një automjet gjatë lëvizjes, pasi që ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, automjet për pasagjere ka goditur një barnatore. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar (pasagjere) në automjet si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat