56-vjeçari sulmon bashkëshorten, djali ndërhyn ta ndalojë – e rrah edhe atë

Kronikë e zezë

56-vjeçari sulmon bashkëshorten, djali ndërhyn ta ndalojë – e rrah edhe atë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një 54-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka rrahur gruan teksa ishin në shtëpinë e tyre, e më pas edhe djalin, i cili tentoi ta mbrojë nënën e tij, por e pësoi edhe ai.

Motivi i rastit, sipas informacioneve të para lidhet me një mosmarrëveshje momentale.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat