30-vjeçarja nga Peja kapet me vjehrrën pasi ia rrahu fëmijën, burri i saj revoltohet dhe e sulmon

Kronikë e zezë

30-vjeçarja nga Peja kapet me vjehrrën pasi ia rrahu fëmijën, burri i saj revoltohet dhe e sulmon

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua nga fshatin Llabjan i Pejës, e cila ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunë në familje.

Media mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, ajo fillimisht është kapur me vjehrrën e saj, pasi kjo e fundit dyshohet se ia kishte rrahur fëmijën.

Në konfliktin verbal mes tyre më pas është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore dhe i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat