Arrestohet një person në Gjilan, vodhi 27 koshere të bletëve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, vodhi 27 koshere të bletëve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një person për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, 3 gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronikë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat