Pesë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në fshatin Frashër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit pesë persona  kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat