Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, pesë të lënduar

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat