E rëndë: 15-vjeçarja në Malishevë tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Kronikë e zezë

E rëndë: 15-vjeçarja në Malishevë tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:23
QKUK

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar sot në mesditë për ndihmë mjekësore, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e mitura është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat