Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë, i dyshuari e kishte përcjell dhe kishte hyr në ashensor me të

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë, i dyshuari e kishte përcjell dhe kishte hyr në ashensor me të

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e huaj është sulmuar seksualisht të martën në mëngjes në Prishtinë.

Shtetasja e huaj e cila është sulmuar seksualisht është përcjell nga një i dyshuar e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime, duke i shkaktuar edhe gërvishtje në qafë.

Prishtinë 27.02.2024, 09:35. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar i panjohur fillimisht e ka përcjell e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishtje)”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është në procedurë hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat