Një vajzë në Skenderaj shkëmben foto intime me një person, ai dyshohet për degradim të integritetit seksual

Kronikë e zezë

Një vajzë në Skenderaj shkëmben foto intime me një person, ai dyshohet për degradim të integritetit seksual

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton për një rast të degradimit të integritetit seksual që ka ndodhur në Skenderaj.

Sipas njoftimit, një vajzë kishte shkëmbyer foto intime me të dyshuarin, i cili është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 29.11.2023. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare, kishte shkëmbyer foto intime me të dyshuarin mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat