Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Një veturë është djegur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia përmes zëdhënës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat