Aksident në Lushnje, motorri del nga rruga, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Lushnje, motorri del nga rruga, dy të plagosur

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:14
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”.

Policia bën me dije se shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat