Kërcënoi një person që të mos dëshmojë në Gjykatë, bie në pranga i mituri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kërcënoi një person që të mos dëshmojë në Gjykatë, bie në pranga i mituri në Prishtinë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët përdorin forcën, kanosjen apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit, me qëllim që të nxisin personin tjetër të përmbahet nga dhënia e dëshmisë, apo për të dëshmuar rrejshëm në organet e rendit dhe ato të drejtësisë. E gjithë kjo përbën vepër penale dhe sanksionohet me ligj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar dje një person i mitur.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 15-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes telefonit ka kanosur viktimën, që të mos dëshmojë në një rast ‘Vrasje në tentativë’.

I mituri është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Frikësim gjatë procedurës penale’.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat