E rëndë: I mituri në Prishtinë vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

E rëndë: I mituri në Prishtinë vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në QKUK

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë nga shkrepja e armës.

Pas ndihmës mjekësore, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë dëshminë e të miturit dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat